10,09,2025

Njoftim lidhur me grumbullimin e ndihmave për banorët e zonave të prekura në Shqipëri

Must Read

Mobilizimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve dhe institucioneve, mbrëmë dhe sot në Ferizaj, arriti të grumbulloj mijëra pako ushqimore e veshmbathje të cilat me disa transportues arritën mbrëmë në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Sipas zyrtarëve komunal që ishin vazhdimisht nën përcjelljen dhe transportimin e të mirave materiale nga Ferizaj, nga kontakti me shtabin e krizës atje, është vlerësuar se tani për tani është e mjaftueshme sasia e pakove ushqimore dhe veshmbathjeve të dërguara, andaj në këtë fazë nuk ka më nevojë që të dërgohen ndihma për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Duke e vlerësuar se solidariteti i ferizajasve u dëshmua për pak orë ku u arritën që të grumbullohen tonelata ushqime e veshmbathje për bashkëatdhetarët në Shqipëri, Komuna e Ferizajt njofton se vetëm edhe sot grumbullohen ndihmat për këtë qëllim, pasiqë është arritur sasie e madhe atje, siç edhe kanë deklaruar anëtarët e shtabit të krizave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo ndëprerje e grumbullimit të ndihmave është e përkohshme deri në paraqitjen e nevojës sipas komunikimit ndërinstitucional me shtabin e krizës atje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img