Ferizaj.16.02.2019. Rinia e Nismës Socialdemokrate dega në Ferizaj me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka organizuar “Drekën e Pavarësisë” në Fer izaj.
Në ambientet e Bifurkacionit anëtar, simpatizantë të Nismas Socialdemokrate dhe shumë qytetarë morën pjësë në “Drekën e Pavarësisë” për të shënuar përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës .
“ Kjo është një drekë e organizuar në shenjë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo drekë është organizuar nga të rinjtë e Nismas Socialdemokrate e në të cilën janë ftuar të gjithë qytetarët ferizajas, pa dallim përcaktimit politik pasi kjo është fetsë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Uroj që përvjetori i ardhshëm të na gjejë më suksese më të mëdha, me synimet tona të realizuar dhe më një shtetë më të fuqizuar” ka thënë Besnik Berisha,kryetar i NISMA Socialdemokrate ,njëherit zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Të rinjtë e këtij subjekti plitik ishin kujdesuar që ky manifestim të kaloi sa më mirë dhe kishin ftuar edhe grupe muzikorë te vajzave të cilat me veshje kombëtare dhe me defa i dhanë hijeshi këtij manifestimi.
“ Rinis e Nismës Socialdemokrate për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka organizuar “Drekën e Pavarësisë” në të cilën janë ftyura të gjithë qytetarët e Ferizajt pa dallim të ngjyrimit partiak. Me vjen mirë që sot në këtë “Drekë të Pavarësisë” ka të pranishëm edhe shumë qytetarë të cilët nuk janë pjesë subjektit politik por që i janë bashkëngjitur këtij manifestimi të shënimit të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë” ka thënë Albion Salihu, kryetar i të rnjëve të Nisma Socialdemokrate.
Ndryshe në ambientet e mullirit te Bifurkacioni i lumit Nerodime ishin servuar ushqime kryesisht tradicinale.