15,11,2024

Ngjarja në Ferizaj, dyshohet se 83-vjeçares i mori jetën djali i saj

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një 83-vjeçare humbi jetën, ndërsa do rasi dyshohet se është djali i saj.

I dyshuari, B.Ç, 62 vjeçar është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Kr ime të Rënda, ju njofton se sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dy shuari B. Ç., rreth 62 vjeç, dy shohet se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndj erën M. Ç, rreth moshës 83 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari B. Ç, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.​

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një ngjarje e rë ndë në Ferizaj, ku një grua 83 vjeçare është privuar nga jeta.

Agim Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, ndërsa është arr estuar i dyshuari.

““Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vr asje e rëndë në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se vi ktima e rastit kishte ndë rruar jetë. Vi ktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare)”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img