25,11,2024

Në UShAF u mbajt prezantim me temën “Dita Botërore pa Viktima në Trafikun Rrugor”

Must Read

Në kuadër të fushatës vetëdijësuese për siguri në trafik, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës, kanë mbajtur sot prezantim para studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Studentët patën rastin që të njoftohen për së afërmi me aksidentet dhe shkaktarët më të shpeshtë të tyre, dëmet të cilat sjellin ato, numrin e përgjithshëm të aksidenteve në Kosovë, llojet më të shpeshta të kundërvajtjeve, aksidentet me lëndime të lehta e deri tek aksidentet fatale.

Prezantimin e realizuan: z. Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, z. Jeton Rexhepi, Nënkolonel në Policinë e Kosovës dhe z. Fejzullah Mustafa, Udhëheqës i Departamentit për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte sensibilizimi dhe vetëdijësimi i të rinjve në përmirësimin e sjelljeve në komunikacionin rrugor në mënyrë që të shmangen aksidentet, sidomos ato me pasoja fatale, gjë që lidhet me moton e kësaj fushate “Jeta nuk është pjesë e veturës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img