12,05,2025

Në Gurrëz të Ferizajt zbulohet obelisku  kushtuar aksionit të parë të UÇK-së në rajonin e Ferizajt

Must Read

Në Gurrëz  të Ferizajt është zbuluar obelisku kushtuar 26 vjetorit të aksionit të parë  të UÇK-së në postbllokun famëkeq të policisë serbe të udhëhequr nga komandanti, heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me shokë.  Me këtë rast është thënë se ky aksion është zhvilluar me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se shënon betejën e parë të UÇK-së në policinë serbe në rajonin e Ferizajt.

Kryetari i  Ferizajt Agim Aliu ka veguar rolin e Komandantit Rexhep Bislimi dhe shokëve të tij duke u ndalu tek jehona e këtij sulmi i cili tundi themelet e makinerisë serbe.

“26 vjet më parë, në Gërlicë të Ferizajt, Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me bashkëluftëtarët Ferat Shala, Afrim Nuha e Idriz Hajdari, kryen aksionin e parë në Regjionin e Ferizajt kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe, duke nisur kështu krismat e para të luftës çlirimtare në trevën tonë e ku sot në këtë vend, ngrehëm Obeliskun kushtuar kësaj ngjarje, që paraqet fillesat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trevën e Ferizajt. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka thënë Aliu.

Photo by: Edmond Rexhepi
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img