28,12,2024

Në Ferizaj po vije një lagje e re. Vihet gurthemeli i “Lagjja Saraj”

Must Read

Sot në pjesën e paralagjes së Ferizajt, Saraishtë, është vënë gurthemeli i një lagjeje modern e tipit të mbyllur “Lagjja Saraj”

Është  ky një investim i kompanisë “Alwera Invest” një kompani tashmë më me përvojë të dëshmuar në lëmin e ndërtimit.

Kjo lagje e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 16 hektarësh do të ketë   240 shtëpi të stilit modern me dhjetë modele të ndryshme, restorante, çerdhe të fëmijëve, terrene sportive dhe hapësira të gjelbëruara  do të jetë vetëm 2 kilometra nga qendra e qytetit.

Kjo Lagje gjendet mes dy rrugëve magjistrale që mundëson edhe një qasje më të lehtë për të gjithë banorët e ardhshëm.

Për suksesin e ndërtimit të kësaj lagje dëshmojnë edhe projektet e mëparshme të kësaj kompani, siç është lagjja  ”Iliria”  në rrugën “Driton Islami” ku tashmë është përfunduar mbi 90 %  e projektit  vetëm brenda  katër viteve.

Në përurimin e fillimit të  punimeve të kësaj lagjeje  kryetari i bordit të ““Alwera Invest”, Faton Hasani tha se   ky është një projekt i së ardhmes së Ferizajt.

“Pasi po i afrohemi fundit të realizmit të projektit tonë të parë lagjja “Iliria”, për vitin 2020 në investimet tona kemi paraparë fillimin e ndërtimit të kësaj lagje “Saraj”, dhe një ndërtimi tjetër investiv në Prishtinë. Natyrshëm që këto suksese do të ishin të pa arritshme po mos të kishim bashkëpunëtor, kompanitë kontraktuese që na kanë përkrahur, po ashtu besoj që prapë me ndihmën e tyre do ta realizojmë me sukses edhe këtë projekt. Për të plotësuar kërkesat e klientëve  dhe nevojave të një qendre siç  është kjo ne kemi zgjedhur që punimet ti kryejnë kompanitë më të njohura dhe të dëshmuara të rajonit të Ferizajt  me të cilat do të punojnë ekipi tashmë i dëshmuar i arkitektëve, inxhinierëve dhe ekspertë të fushës nga kompania jonë” tha Hasani.

Kjo kompani pos lagjes “Iliria “ tashmë ka funksionalizuar edhe  kullën e parë të banimit kolektiv me 110 banesa dhe  planifikon që të ndërtoi edhe dy kulla të banimit me 220 banesave dhe të qendrës tregtare.

Në përurimin e fillimit të punimeve morën pjesë shumë qytetar të Ferizajt dhe vendbanimeve   afër  kësaj qendre, shumë biznese afariste dhe kompani  që do të kryejnë punët në këtë lagje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img