29,11,2024

Në Ferizaj, e diela pritet të jetë ditë pushimi

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi.

Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila morri vëmendjen ishte aprovimi i Rregullores  për  Caktimin  e Orarit të Punës së Veprimtarive Afariste dhe Veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, rregullore kjo që pritet të merr dritën jeshile në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Këtë rregullore para anëtarëve të KPF-së,  e ka prezantuar drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi.

Pikë tjetër në këtë mbledhje ishte edhe  propozim-vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2019, propozim – vendim për bartjen e mjeteve nga viti 2019 në vitin 2020, si dhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare. Edhe këto pika të rendit të ditës, u lan që të diskutohen në mbledhjën e kuvendit.

Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë dy propozim- vendime për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastarale 338-2 ZK në Varosh si dhe propozimin për ndarjen e pjesës së ngastrës kadastrale 856-1 të Zonës kadastrale në Babush të Ri.

KPF-ja po ashtu morri vendim edhe për propozim- vendimin  për Plotësim Ndryshimin e  Rregullores të Komunës për Transparencë, propozim – vendimin për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Galerisë së Arteve “Ismail Rama” në Ferizaj, si dhe kërkesa  për caktimin e dy anëtarëve nga Kuvendi për Komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin 2019-2020

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img