Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj sot ka dalë me një vendim për ndryshimin e qarkullimit të automjeteve në qendër të Ferizajt.
Sipas këtij vendimi ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Hamzë Jashari” në qendër të qytetit.
Këto janë ndryshimet në qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane në Ferizaj:
- Në rrugën urbane “Hamzë Jashari”, pikërisht segmenti rrugor prej objektit të Bankës “Bi Credit” e deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Latif Hasani” do të ndalohet qarkullimi I të gjitha mjeteve motorike.
- Në rrugën urbane “Wesely Clark” do të ndalohet përkohësisht qarkullimi I të gjitha mjeteve motorike.
- Rruga urbane “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht segmenti rrugor prej kryqëzimit të kësaj rrugë=e me rrugën urbane “Agim Matoshi” e deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Hamzë Jashari”, do të jetë rrugë ku komunikacioni dy drejtime. Në anën e djathtë të rrugës “Dëshmorët e Kombit” do të ndalohet ndalja dhe parkimi I veturave.
Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në këto rrugë dhe ndryshimi i në rregullimin teknik të trafikut në qytet do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”.
Ndryshimet në rregullimin teknik të trafikut dhe ndërprerja e përkohshme e trafikut janë rregulluar me shenjat adekuate të trafikut.
Kërkohet nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të punimeve në këtë pozicion të projektit, kurse nga Policia e Ferizajt kërkohet që me një intensitet më të shtuar të policëve të mbikëqyrin mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.