Ai ka qenë gazetar shumëvjeçar në gazetën Rilindja, pastaj në Radio Kosovë dhe disa vite edhe drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj.
Shabani ka qenë kontribues i madh në kohën e Gjeneratës së Republikës.
Ai do të mbahet mend për kontributin dhe profesionalizmin në gazetarinë e sportit vendor.
Familjen Shabani e ka ngushëlluar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliui
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit.
Kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.
Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar!
Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Dritë pastë shpirti i tij fisnik! Ka shkruar Aliu.