24,12,2025

Ndahet nga jeta profesor Fejzi Mustafa

Must Read

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin se u nda nga jeta profesori shumëvjeçar, veprimtari politik, ish drejtori i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore “Dr. Shaban Hashani”, bashkëqytetari ynë, Fejzi Mustafa.

Janë të rënda e pikëlluese ndarjet nga miqtë e të njohurit. Profesor Fejziun e njohëm e bashkë punuam në periudha të ndryshme të ecjes përpara të arsimit shqip, andaj lamtumira e tij nga bota e të gjallëve, lë zbrazëtira të panumërta tek ne, miqtë e tij.

Lamtumirë profesor Fejzi!

Lamtumirë bashkëqytetari ynë që gjithë jetën i kushtove arsimit, atdhedashurisë.

Ngushëllime familjes Mustafa, kolegëve të të ndjerit në arsim, miqve e të njohurve të të ndjerit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 24.12.2025 Me datë 24.12.2025, pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img