27,12,2024

Muri në Mitrovicë, Basha: Akt provokues, reagim urgjent dhe i fuqishëm

Must Read
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Është kreu i PD-së Lulzim Basha që përmes një statusi në Facebook, ka ngritur shqetësimin e murit në Mitrovicë.

Sipas Bashës, qeveria shqiptare nuk duhet të heshtë më por të reagojë dhe të ndërmarrë protesta sensibilizuese ndaj këtij akti.

Postimi në Facebook i Lulzim Bashës:

Partia Demokratike po ndjek me shqetesim aktin e ngritjes se nje muri ndares sipas nje linje te pretenduar etnike mes shqiptareve dhe serbeve ne veri te Mitrovices.

Po behen 48 ore nga fillimi i ngritjes se kesaj strukture dhe nga te dhenat e para, muri po ngrihet ne thyerje te plote te ligjeve te Republikes se Kosoves dhe ne dhunim te Marreveshjeve te arritura ne Bruksel.

Nga informacionet e deritanishme duket se muri po ndertohet i mbeshtetur dhe projektuar nga strukturat paralele serbe ne veri te Mitrovices.  Konsiderojme se ndertimi i nje strukture te tille eshte nje akt provokues dhe destabilizues per popullaten e Mitrovices, marredheniet dhe dialogun mes Serbise dhe Kosoves sikunder edhe ndaj klimes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.

Nje akt i tille shkon ne te kundert te aspiratave te shprehura te vendeve te rajonit dhe perfaqesuesve te tyre per nje klime bashkepunimi ne perspektiven e integrimit europian te Ballkanit.  Partia Demokratike shpreh mbeshtetjen e plote ndaj popullit dhe institucioneve te Kosoves.

Partia Demokratike ju ben thirrje institucioneve te Kosoves qe ne bashkerendim te ngushte me partneret euroatlantike te ndermarrin cdo hap te nevojshem ne menyre te matur por te vendosur per te kthyer kete situate brenda parametrave te ligjit dhe ne respekt te marreveshjeve te arritura ne Bruksel.

Partia Demokratike i kerkon qeverise shqiptare te thyeje heshtjen dhe te ndermarre cdo hap proteste dhe sensibilizimi nderkombetar ndaj nje akti te tille qe rrezikon te provokoje klimen e bashkepunimit dhe paqes ne Ballkan.

Ky eshte rasti per te folur per Kosoven me force dhe ze te larte.  Partia Demokratike eshte ne krah te popullit te Kosoves dhe institucioneve te saj.

Partia Demokratike si ne cdo kohe edhe sot angazhohet se ne te gjitha kontaktet dhe nivelet e perfaqesimit te saj nderkombetar,do te denoncoje kete akt si dhe do te mbeshtese hapat institucionale te Qeverise se Kosoves per zgjidhjen brenda standarteve ligjore te kesaj situate.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img