21,12,2025

MPJ reagon për arrestimin e mërgimtarit: Serbia të distancohet nga praktikat e politikave të Millosheviqit

Must Read

Zyrës Ndërlidhëse e Kosovës në  Serbisë ka konfirmuar sot në orët e pasditës edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombasi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër teritorin e Serbisë.

“Sipas informacioneve të para të siguruara nga Zyra Ndëlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, personi në fjalë është ndaluar për veprat penale, që janë në kundërshtim me Ligjin penal të ish-RSJ-së Neni 125 i ndërlidhur me Nenin 139 (i dyshuar për veprën penale për terrorizëm), aktakuzë kjo e ngjashme si edhe për raste të tjera ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës që nga periudha e Luftës” thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas kësaj ministrie ndalimet dhe arresimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga shteti fiqnj mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit.

Kjo ministri tutje ka bërë thirrje që Serbia të ndalë, siq i quajti, ketrajtimet, malltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës, që në kohën e pushimeve po e shtryzëojnë shtetin fqinj si rrugë tranzite.

“Ministria e Punëve të Jashtme edhe njëherë thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtarë që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të tij”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img