01,01,2025

Miratohet propozimi i Topallit për krijimin e komisionit për tribunalin

Must Read

Deputeti i Partisë Socialdemokrate në seancën e sotme gjatë votimit për formimit e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, ka propozuar të krijohet një komision parlamentar, ku do të harmonizohen qëndrimet e gjithë deputetëve, e pastaj të harmonizohet edhe një tekst.

Me 62 vota për dhe asnjë kundër, është miratuar propozimi i Topallit.

“Propozimi im konkret është që Kuvendi i Kosovës të krijojë një komision parlamentar, i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst, i cili na është dorëzuar ne, t’i harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkërisht, pra duke pasur këtë parasysh këtë rëndësi të madhe të çështjes, për të cilën kemi diskutuar edhe javët e kaluara në kuvend, që të ulemi bashkërisht dhe ta harmonizojmë një tekst, i cili do të miratohet me shumicën e anëtarëve të Kuvendit”, tha Topalli.

Ai tha se janë për krijimin e një tribunali dhe vënien e drejtësisë dhe të ndiqen të gjithë ata që kanë shkaktuar krime të luftës. Sipas tij, duhet të kalohen vijat dhe interesat partiake, e të krijohet një konsensus mbipartiak, për krijimin e një tribunali.

“Jemi për atë që të punojmë në drejtim të krijimit të tribunalit, por jemi edhe për atë që të trajtojmë seriozisht këtë çështje dhe mos ta lëmë si nismë individuale dhe të një partie, por të gjejmë një konsensus të përbashkët pozitë dhe opozitë që kjo çështje pastaj të adresohet në atë mënyrë që të arrijmë edhe qëllimet që ne sot po diskutojmë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img