28,11,2024

Ministrja e Arsimit: Nuk ka raste të konfirmuara me coronavirus, mësimi vazhdohet në kushte normale

Must Read

Ka përfunduar takimi i drejtuesve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë.

Pas takimit, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në Kosovë do të vazhdohet në kushte normale dhe se nuk do të ketë ndërprerje.

“Nuk ka hapësirë për panik, por situata është serioze të gjithë duhet të marrim masa preventive. Atë çka sot konstatuam është që ne si institucione duhet të bëjmë punën tonë dhe të rrisim vetëdijen tek qytetarët. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me coronavirus, pra nuk kemi rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë që të ndërpritet mësimi, kështu që ne u bëjmë thirrje mësuesve, nxënësve që mësimi të vazhdohet në kushte normale, duke theksuar nevojën e higjienës”, ka thënë Bajrami para mediave.

Ndryshe, IKSHPK ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë marrë informata për tre raste të dyshimta për coronavirus, mirëpo rezultatet e tyre kanë dalë negative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img