19,11,2024

Ministria e Financave: Ja kur do të dalin pagat me rritje

Must Read

Ministria e Financave thotë se në dhjetor shërbyesit civilë marrin pagat me rritje.

Ministria e Financave (MF) ka bërë të ditur se Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti do të fillojë së implementuari gjatë muajit dhjetor.

Në këtë dikaster thonë se janë bërë të gjitha përgatitje për implementimin e këtij ligji dhe se shërbyesit publik muajin tjetër do t’i marrin pagat me rritje.

“Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor”.

“Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, thuhet në përgjigjen e MF-së dhënë për Ekonomia Sot.

Ligji për Paga në sektorin publik është miratuar në muajin shkurt të këtij viti ndërsa ka hyrë në fuqi në muajin nëntor.

Miratimi i këtij ligji është kundërshtuar me arsyetimin se kjo do të krijojë një hendek të madh ndërmjet pagave të sektorit publik me atij privat.

Për këtë në adresë të institucionit të Avokatit të popullit janë drejtuar një numër ankesash. Redaksia ka pyetur këtë institucion të cilët kanë thënë se janë në fazën e shqyrtimit të ankesave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img