Saranda Musliu e cila tashmë është bërë emër i njohur në spektrin politik po merr përkrahje të vazhdueshme në takimet me elektoratin
Në një postim në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka qenë në një tubim madhështor të LDK-së në Mitrovicë, por edhe me banorë të fshatrave të Ferizajt ka ndarë momente të këndshme.
“Dita e sotme ishte ditë përplot angazhime, por edhe frytshme.
Takimet me votuesit tanë, për mua dhe kolegët e tjerë kandidatë për deputetë, tashmë janë bërë rast i rëndësishëm për të ndarë bashkë përvoja dhe biseda interesante.
Jam e lumtur që po më ofrohet kjo mikpritje kudo, edhe si kandidate por edhe si femër, dhe sigurisht këto pamje janë dëshmi se LDK është shtëpi e vlerave.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fitore e thellë, ndërkaq këto takime kaq miqësore janë siguria jonë se vërtet do të ngadhënjejmë më 14 shkurt.
LDK ✌️132,
Saranda Musliu 30” ka shkruar deputetja Musliu