20,11,2024

Mësimi online tani obligativ

Must Read

Nga 23 marsi në Kosovë ka nisur të mbahet mësimi online. Këtë formë të mësimit po e praktikojnë edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e Ferizajt. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, thotë se përqindja e ndjekjes së mësimit online nga ana e nxënësve është 82.6%.

Drejtori i kësaj drejtorie në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se mësimdhënësit janë duke praktikuar mënyra të ndryshme për të komunikuar me nxënësit, por më së shumti është duke u përdorur platforma zoom.

“Deri më tani nga niveli 1-9 kemi një raportim të shkollave dhe nga ajo që kanë sjellur kemi parë se mësimi është zhvilluar kryesisht në lëndët e përgjithshme. Në nivelin 1-5 kemi gjuhë shqipe dhe matematikë të fokusuar, ndërsa në nvielin 9 kemi gjuhë shqipe, matematikë, kimi, biologji, histori, gjeografi, TIK. Është lajmëruar se në këtë javë do të zhvillohet mësimi online në RTK 1dhe 4 ku do të zhvillohet nga klasa 1-9, aty kemi marrë edhe një orar se si do të mbahet ky mësim dhe në përgjithësi do të arrijmë një realizim sa më të mirë të këtij planprogrami mësimor. Kurse përfshirja e nxënësve në të dy nivelet ka rezultuar të jetë 82.6%, por po besojmë se është në rritje e sipër numri i nxënësve varësisht nga shkollat se si i kanë qasur nxënësit, kurse platformën që kanë ndejekur është google mit, google classroom, rrjete sociale, por edhe një program zoom, por në përgjithësi janë këto programe”, tha Llabjani.

Llabjani tha se tani procesi mësimor nga distanca është obligativ dhe duhet të vazhdohet me njësi mësimore aty ku kanë mbetur.

“Po besojmë që brenda këtyre dy dite do ta kemi një takim online me drejtorë dhe aty do t’i njoftojmë se tani mësimi është obligativ dhe niveli 1-9 është i obliguar të mbaj mësimin ashtu siç është mbajtur në shkolla dhe jemi obliguar nga ministria që ta bëjmë këtë mësim, por në të njëjtën kohë jemi paralajmëruar se do të kemi formularë të vlerësimit të nxënësve. Në këtë takim që do ta zhvillojmë do t’ua bëjmë të qartë drejtorëve se mësimi është obligativ dhe duhet të krijojnë mundësi dhe të gjejnë forma për t’i angazhuar të gjithë nxënësit”, tha Llabjani.

Derisa shkollat po mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të zhvilluar procesin mësimor nga distanca, shkolla profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ka krijuar një web faqe, në të cilën mësimdhënësit e të gjitha lëndëve pasi të përgatisin njësinë mësimore, ua plasojnë nxënësve në këtë portal. Drejtori i kësaj shkolle Abdullah Imeri, tha se e mira e këtij programi është se mund të masin interesimin e nxënësve.

“Ne si shkollë kemi përgatitur një web faqe të shkollës që realisht është një portal, në faqe kemi ndarë të gjitha lëndët dhe të gjithë mësimdhënësit janë angazhuar që në bazë të planprogramit temat që kanë mbetur të pazhvilluara të punohen dhe i dërgojnë në ëeb-faqen e shkollës në rubrikën e caktuar të lëndës. Shkollat profesionale e kanë problem se nuk kanë libra dhe pas publikimit të temave të gjithë kujdestarët e klasave kanë formuar grupe në rrjete sociale dhe kontaktojnë me ta dhe ata sqarohen aty, testojnë nxënësit dhe i udhëzojnë që të lexojnë temën në web dhe në bazë të statistikave që po i përcjellim ka qenë një interesim shumë i madh, që është çudi që gati se i kemi të gjithë nxënësit online”, tha Imeri.

Më 11 mars Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i mbyllë shkollat për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, ku pas disa dite Ministria e Arsimit mori vendim që mësimi të zhvillohet nga distanca, e kjo pritet se do të vazhdoj për një kohë të pacaktuar, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img