23,11,2024

Mësim në shkolla apo online – MASHT akoma s’ka vendim konkret

Must Read

Edhe pse kanë mbetur vetëm 1 javë për fillimin e vitit shkollor, MASh nuk ka vendosur ende se si do të mbahet ky proces. Qytetarët po vlerësojnë se më 1 shtator fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore, derisa kundërshtojnë vazhdimin e mbajtjen së mësimit “online”.

Ata madje thonë se fillimi i procesit mësimor duhet të realizohet me kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.

Qytetari Dilaver Kryeziu, thotë se pavarësisht situatës së krijuar me Covid-19, fëmijët duhet të fillojnë procesin mësimor. Sipas tij vetëm në ketë mënyrë do të ketë arsimim të mirëfilltë.

“Gjithsesi duhet me u kthye në qoftë se doni me pas tamam një arsimim me dinjitet, një arsimim që na takon neve e sidomos fëmijëve. Duhet tw kthehen fëmijët në shkolla pamarrë parasysh që kjo është një dhimbje globale nuk është dhimbje vetëm për fëmijët e Kosovës”, thotë ai.

Qytetari tjetër, Naim Bytyqi, kthimin nxënësve në bankat shkollore e sheh si zgjidhje adekuate. Derisa theksoi se fillimi i procesit mësimor duhet të bëhet ma kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.

“Unë mendojë se po , patjetër dhe se masat duhet merren patjetër dhe natyrisht që është ma e efektshme se sa mësimi ‘online’. Mirëpo shkollat duhet të hapen tamam dhe të hapen me kapacitete të plota, normalisht jo me gjysmë orari me orar të shkurtuara me diçka të tillë, mendoj se është vetëm improvizim, nëse hapën duhet të hapen tamam si duhet”, thotë Bytyqi.

Mendim të njëjtë ndan edhe Rifat Ejupi, i cili pretendon se fëmijët kanë imunitet të mjaftueshëm dhe se nuk janë të rrezikuar nga virusi.

“Po, duhet të kthehen fëmijët në shkollë, a pe sheh që u bë një vit gati kjo është turp i made, çka i rrokë fëmijët asgjë si rrokë, i rrokë do pleq do sikur unë që i kanë nga 85 vjet, shkolla duhet me fillua, kanë filluar në Gjermani kanë filluar gjithkah”, thotë Ejupi.

Kurse, Fadil Gashi thotë se çështja e kthimit apo jo të fëmijëve në shkolla nuk duhet të diskutohet.

Për të mësimi fitohet vetëm në këtë institucion dhe jo në platforma “online”.

“Po me siguri duhet se mësimi më i mirë bëhet nëpër shkolla, jo nëpër shtëpi. Për rrezik varet qysh e ka pa OBSH-ja, diku nga tetori po thonë me u lehtësua gjendja por nxënësit duhet me shkua në shkollë gjithsesi, se mësimi fitohet vetëm në shkollë se në shtëpi është shumë keq, shumë dobët”, thotë Gashi.

Për Xhevat Hoxhën, kthimi në shkolla do të ishte vendim adekuat, për faktin se siç deklaroi ai shumë fëmijë nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin “online”.

“Duhet të kthehen shkollat sigurisht që ma mirë është, në disa vende ka kushte për me ndjekë mësimin edhe ‘online’ e në disa vende nuk ka e për ata mendoj që është më e rrugës me u hap shkolla”, tha ai.

Kurse, Mirsad Krasniqi, po vlerëson se me kujdes të shtuar fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore.

“Po duhet të kthehen gjithsesi sepse nuk është njëjtë mësimi në shkollë apo mësimi ‘online’ unë mendojë që duhet të kthehen gjithsesi , edhe pse rreziku nuk ka kaluar po duhet me pas kujdes ma të shtuar edhe ma të madhe dhe kështu mundën të fillojnë ”, u shpreh Krasniqi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë fillimin e vitit të ri shkollor sipas tre skenarëve, ku skenari A përfshin mësimin me prezencë në institucionet shkollore me masat parandaluese, skenari B nënkupton rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar-prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C mësimi në distancë./Q.Rexhaj/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img