30,11,2024

Mërgimtarët përkrahin projektin e varrezave të qytetit në Ferizaj

Must Read

Projektin e varrezave të reja të qytetit të Ferizajt po e përkrahin edhe mërgimtarët. Një mërgimtar nga Ferizaj që jeton në SHBA ka investuar në hapjen e një burimi të ujit   tek varrezat  që tu shërbej  qytetarëve në këtë  pjesë gjatë punëve  dhe procedurave të varrimit.

Për këtë Drejtori i urbanizmit të Ferizajt, Lulzim Aliu dhe  Kryesia e Bashkësisë Islame në Ferizaj kanë  falënderuar mërgimtarin  Mërgim  Lala për investimin e bërë në këtë  pjesë.

“Është ndjenjë shumë e mirë kur projektet e komunës pëlqehen sinqerisht dhe përkrahen nga qytetarët. Mërgim Lala nga Ferizaj, që tash jeton në SHBA, hapi një bunar në Varrezat e Reja të qytetit. Dje tërë paraditen e kaluam me të. Bashkë me kryesinë e BIK-ut në Ferizaj e falënderuam shumë duke e vlerësuar lart shpirtin human të tij. Zoti e shpërbleftë me të mira!” ka shkruar  Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit në Ferizaj.

Bunari është i thellë 75 metra dhe është i mbushur 65 metra me ujë. Ka vendosur hidroforin, pompën e ujit dhe dy çeshme

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img