Me fillimin e stinës së pranverës edhe komuna e Ferizajt ka nisë intensifikimet e punimeve për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara. Aktualisht po kryhet procesi i krasitjes së drunjve dekorativ, për të vazhduar më pastaj edhe me projektet tjera.
I pari i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, ka thënë se këtë vit pritet të ketë edhe ndërrime të llojeve të drunjve .Kjo pas një analize që i është bërë llojeve të cilat po konsiderohen si jo produktive në aspektin mjedisor.
Për më tepër bëhet e ditur se po punohet në krasitjen e drunjve dekorativ. Ky proces po kryhet sipas kalendarit të paraparë për këtë veprim, ndërsa procesin e kanë vlerësuar si të suksesshëm zyrtarë të Kompanisë “Ambienti” por edhe drejtuesit e drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Jetmir Hetemi, shef i operativës në NP”Ambienti”.ka thënë se ky proces pritet të përfundoi shumë shpejt
Bëhet e ditur se gjatë këtij viti do të ketë veprime edhe në kuadër të Parkut të Lirisë, sidomos në pjesët e stazave për ecje, por edhe te rruga kryesore. Mësohet se angazhim do të ketë edhe në disa projekte tjera.
Kompania “Ambienti”ka kapacitete solide në mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.
Drejtori Halili, ka shtuar se do të ketë shtim të vëllimit të punës, ndërsa zyrtarët e kompanisë kanë thënë se mund të angazhojnë fuqi punëtore shtesë.
Sido që të jetë mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëruara kërkon angazhim permanentë. Ndonëse problemeve që ka kjo kompani zotohet se do të angazhohet në kryerjen e detyrave që dalin nga një plan i punës.