27,11,2025

Mbyllen edhe 13 bastore në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati shprehur edhe më parë qëndrimin e tij dhe qeverisjes lokale se bastoret dhe kazinotë në Ferizaj do të mbyllen tërësisht, për të mbrojtur mirëqenien qytetare dhe shmangur dukuritë negative për qytetarët ferizajas. Një synim i tillë po realizohet plotësisht, dëshmuar edhe nga mbyllja e dhjetëra bastoreve dhe kazinove që nga dita e parë e pushtetit të ri lokal në Ferizaj.

Aksionet tashmë 1 vjeçare në luftë me këtë veprimtari shkatërruese të ekonomisë familjare, të cilat kanë mbështetje të gjerë qytetare e që motivojnë edhe më shumë zgjerimin e veprimeve inspektuese, kanë arritur që Ferizajn ta çlirojnë nga tashmë gati 100 biznese të tilla të cilat operonin në Ferizaj.

Edhe në aksionin e fundit treditor të Inspektoratit të Komunës dhe Drejtorisë së Financave, u mbyllën 13 bastore në qytet dhe fshatra, të cilat gjatë inspektimeve u gjetën se nuk përmbushin shumë nga kushtet e kërkuara ligjore për ushtrimin e veprimtarisë biznesore siç janë certifikata e biznesit, pëlqimet për kushtet higjieno-sanitare, pëlqimi për kushtet minimalo-teknike dhe dokumentet tjera përcjellëse.

Nga kontrolli financiar dhe për faktin e mungesës së kushteve të parapara me rregullativën ligjore në fuqi janë mbyllur edhe javë e muaj më parë dhjetëra biznese të tilla.

Qeverisja lokale ka vendosur kontrollin mbi territorin, veçanërisht ndaj bizneseve të tilla, duke dekurajuar skajshmërisht ushtrimin e veprimtarive të tilla në Ferizaj dhe mbrojtur shëndetin publik nga dukuritë negative, rrjedhimisht edhe shmangien e rrënimit financiar të familjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img