11,09,2025

Mbahet turneu i parë memorial i shahut “Kadri Ahmeti” (Foto)

Must Read

Ferizaj.28.01.2018. Këtë të diele në Ferizaj është mbajtur turneu i parë memorial në shah “Kadri Ahmeti.

Në këtë turne morën pjesë shahistët më të mirë nga të gjitha trojet shqiptare.

Pas nëntë xhirove të zhvilluara në këtë turne vendin e parë e zuri Nderim Saraqi, kampion i shumëfishtë i Kosovës. Në vendin e dytë u radhit Landi Pasko , kampion i Shqipërisë.  Ndërsa në vendin e tretë u radhit I riu ferizajas Endrit Uruqi, nënkampioni aktual i Kosovës.

Pesë vendet e para u shpërblyen me të holla dhe medalje.

Në këtë turne u shpërblyen edhe veterani më i suksesshëm, pjesëmarrësja femër dhe juniori më i suksesshëm.

Hapjen e turneut e bëri nënkryetari i Komunës së Ferizajt ,Naim Ferati.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img