16,01,2025

Mbahet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politike dhe Financa

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka ftuar në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Me këtë rast Kryesuesja Gashi,  anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa i ka njoftuar se së bashku me ekzekutivin komunal është vendosur që të ndahet shuma prej 200 mijë euro për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ndërkaq, drejtorja për financa, Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtareve të Komitetit për Politike dhe Financa, tha se shuma prej 200 mijë euro për pandeminë Covid-19 do të merren nga kategoria mallra dhe shërbime.

“50 mijë euro janë nga nenprogrami i administratës, 50 mijë euro janë ndarë nga administrimi dhe mbledhja e tatimit në pronë, 50 mijë euro janë ndarë nga nënprogrami i infrastrukturës rrugore, 50 mijë euro janë ndarë nga nenprogrami për shërbime e shëndetësisë primare. Kjo shumë do të shfrytëzohet për sigurimin e artikujve(pakove) ushqimore e hixhienike për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, dezinfektimi i hapësirave publike, furnizimi me mjete mbrojtës nga virusi Covid 19 si dhe mbulimin e nevoja tjera që dalin si rezultat i parandalimit të këtij virusi”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku.

Vendimin për ndarjen e 200 mijë eurove për pandeminë Covid-19 e kanë përkrahura të gjitha grupet e tjera  parlamentare të përfaqësuara në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Mbledhja e  jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës do të mbahet nesër në teatrin e qytetit “Adriana”, ndërkaq aty do të jetë edhe një ekipe mjekësore që do të kontrollojë asamblistët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img