19,11,2024

Matoshi: Të flasin ekspertët e propozuar nga familja Dehari, VV nuk e fiton asnjë votë me këtë tragjedi

Must Read
Halil Matoshi

Sipas tij, ekspertiza e ka thënë fjalën e saj, por që vuajtja për Astritin do të vazhdojnë, sikurse po vazhdon edhe abuzimi politik me tragjiken e tij.

Madje Matoshi ka shtruar pyetjen se përse nuk po falsin ekspertët e propozuar nga familja Dehari por se vetëm po flet avokati Tomë Gashi që Matoshi e quan „mbrojtësi zamadh e punëpak“.

Familja, mbro111jtja dhe Lëvizja Vetëvendosje, siç shkruan Matoshi, duhet të fokusohen tek zbardhja e fakteve./lajmi.net

Postimi i tij:

Cka tash?

Ekspertiza e ka thane fjalen e vet: Astrit Dehari ka vdeke tragjikisht, duke ia marr vetes jeten.

Pos qe vuejtja e dhembja per Astritin vazhdojne, po vazhdon edhe abuzimi politik me tragjiken e tij.

Cka munemi me thane ne qe s’marrim vesh ne mjeksi ligjore dhe forenzike e fusha tjera specifike? Me mbylle gojen e me heshte, pervuejtesisht!

Pse gjith ky dyshim, dyshim, dyshim?

Cfar po ndodh me kete shoqnine kosovare?

Asht fakt se institucionet e shtetit e kane humb besimin (vertet nuk e kan kriju asnjihere) porse kso dyshimesh arbitrare nuk cojne kerrkund hiq.

Shoqnia duhet te ngritet ne mbrojtje te institucioneve, e me ba t’pamundshmen per me i reforimue e ngrit profesionalisht ato – duhet me ba lufte te pakompromis ne dekriminalizimin e tyne po jo te turret per permbysjen e tyne…

Pos shperbamjes se shoqnise dhe shtetit!?

Pse nuk po falsin ekspertet e propozuem nga familja Dehari porse vetem mbrojtesi zamadh e punepak?

Ku asht morali i ksaj historie?

Pra Vv-ja nuk fiton dot asnji vote ma shume nese abuzon me nji tragjedi, qe sinqerisht u pa se e preku deri n’lote tan Kosoven!

Familja, mbrojtja dhe Levizja Vetevendosje duhet te fokusohen tek zbardhja e fakteve nese Astriti ishte arrestu arbitrarisht dhe me nji skenar politikisht te influencuem si dhe tek padrejtesia e caktimit te parburgimit – ndonese gati tre muej dite ne arrest – pa e pyet kush pse asht aty?

Kesaj shoqnie i duhet besim e jo frike e rrenim!

Kosova ka nevoje per nji kontrate e re shoqnore, qeverisje jo perfituese dhe ne integritet moral e profesional por jo kthim ne metodat permbysese revolucionare!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img