Sot për Nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me 8 Mars 2019, aktivistë të shoqërisë civile në Ferizaj kanë zhvilluar marsh për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë kosovare në njohjen dhe respektimin e të drejtave të grave.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, është ditë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e pozitës së gruas e cila vazhdon të jetë e shtypur në shoqëri. Kjo si pasojë e sistemit shtetërore për të krijuar kushte dhe mundësi të barabarta për gratë, nënat, motrat dhe vajzat tona.

Gjatë marshit, u prezantua një performacë e tetë (8) vajzave të reja, përmes së cilës shprehën në mënyrë artistike dhunën dhe keqtrajtimin që po u bëhet shumë nënave dhe grave shqiptare. Kurse, në përfundim të marshit nga nxënës të shkollës fillore”Naim Frashëri” Zaskok u prezantuan biografitë e tetë (8) grave të njohura në botë të cilat kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë arritur të bëjnë ndryshime në shoqëri. Kështu duke
qenë një mesazh se edhe grave shiptare po t’u jepet mundësia mund t’ia dalin me sukses.

Duke rikujtuar sipas konventave ndërkombëtare “diskriminimi ndaj grave shkel parimet e barazisë sё të drejtave dhe të respektimit të dinjitetit njerëzor, pengon pjesëmarrjen e grave, në të njëjtat kushte me burrat, në jetën politike, shoqërore, ekonomik dhe kulturore të vendeve të tyre, pengon ngritjen e mirëqenies sё shoqërisë e të familjes, dhe vёshtirёson mё tepёr zhvillimin e potencialeve tё grave nё shёrbimin e vendit tё tyre
dhe njerёzimit”.

“Duke pasur parasysh në kontributin e madh të grave për mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë, gjё që deri mё sot nuk ka qenë njohur plotёsisht; rëndësinë shoqërore të nёnёs dhe të rolit të tё dy prindёrve në familje dhe në edukimin e fëmijëve dhe duke qenë të vetёdijshёm se roli i gruas në riprodhimin e jetës nuk duhet të jetë bazë për diskriminim, por se edukimi i fëmijëve duhet konsideruar si përgjegjësi midis burrave, grave dhe shoqërisë në tërësi, dhe se nevojitet tё bёhet njё ndryshim i rolit
tradicional tё burrit dhe tё gruas nё familje dhe nё shoqёri pёr t’u arritur barazi e plotёmidis burrit dhe gruas”.

Andaj, nëpërmjet marshit ne përcollëm mesazh në shoqëri në ngritjen e ndërgjegjësimit të tyre, të mbështetin gratë të realizojnë të drejtën e tyre në arsimim, edukim, punësim, në familje, në shoqëri pa qenë të diskriminuara, por duke respektuar gruan jo sepse është grua por sepse është NJERI.