Ferizaj.09.02.2019. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të vitit që e lamë pas, konkretisht 29 dhjetor ka detyruar të gjitha marketet në Kosovë që produkteve nëpër rafte t’ua vënë edhe flamurin e vendit të origjinës.
Zyrtarët dhe inspektorët e MTI-së kanë vizituar shpesh pika të ndryshme shitëse ku kanë thënë se udhëzimi po zbatohet tërësisht e gjithashtu edhe bizneset janë të interesuara në implementim.
Mirëpo si duket ky ligj për vendosjen e flamujve të origjinës po keqpërdoret.

Konsumatorët po hasin në shumë artikuj ku bazuar në flamurin afër artikullit duket sikur është i prodhuar në Kosovë por në tiketë shihet se është prodhaur në Serbi.
Disa foto të dërguar nga një qytetarë tregojnë se në ETC vaji i lulediellit i prodhuar në serbi shitet sikur prodhim vendor pasi nën te është vendosur flamuri i Kosovës

Për këtë Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë Endrit Shala ka paralajmëruar gjoba deri në 10 mijë euro ndaj pronarëve të marketeve, të cilët nuk vendosin flamurin e origjinës së produkteve që ata shesin.
Por cilat janë dënimet për vendosje të rrejshme të flamurit të origjinës?