27,11,2024

Maja Kocianqiq, misioni juaj duhet të jetë shërimi dhe jo dhënia zjarr për plagët e luftërave midis popujve.

Must Read

(Reagim nga “Lëvizja popullore shqipëtare për kultivimin e veprimtarisë së shokut Enver Hoxha” në Ferizaj)

Në vitin 1981 edhe shqipëtarët nën ish-Jugosllavi, ishin të pajisur me pasaporta titiste, e me të cilat mund të udhëtonin në çdo cep të planetit pa viza dhe pa kufizime.

Megjithatë këtë privilegj shqipëtarët kudo në hapsirat e ish-Jugosllavisë e shpërfillën dhe u ngritën në demonstrata kundër sistemit titist jugosllav, për të ndërtuar kauzën dhe shtetin e tyre mononacional.

Ndër parullat themelore që i dominuan demostratat e vitit 1981 në mes tjerash ishin edhe ato “s’jemi jugosllav por jemi shqipëtarë” dhe se “Në Trepçë punohet e në Beograd ndërtohet”. Për këto thirrje dhe kërkesa rezistenca vazhdoi për dekada me radhë, derisa në fundshekullin e XX u kurorëzu me luftën titanike për jetë a vdekje të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

Sot kur nëpër kancelarit europiane pretendohet dhe sponzorizohet dialogu Kosovë-Serbi dhe kur misionar europian në vend se të hedhin në tryezë diskutimi faktorët të cilët i determinuan plagët e luftës, për të cilat palët ishin në konflikt të përgjakshëm si: të vrarët, të persekutuarit , të zhdukurit pa gjurmë, të dhunuarat shtëpit e djegura shkrumb e hi të pagjeturit etj dhe plot krime të tjera të bëra nga terrori shtetëror serb.

Maja Kocianqiq në shenjë presioni u bëri me dije shqipëtarëve që jo vetëm s’do të ketë lëvizje të lirë por në tryezë dialogu me Serbinë do ta kenë edhe gjigantin ekonomik Trepçën. Kur sot në dekadën e dytë të shek XXI dëgjon gurmazin ndjellakeqës të sorrës kukubajkë Kocianqiq, të përkujton një pohim të viteve 90-ta, që doli nga oborri i pushtetit fashistë të Milosheviqit e ku u proklamua se Prishtina duhet të bëhet kryeqytet i Serbisë dhe si reagim protesta dhe gjaku i shqiptarëve nuk pushuan për 5 muaj me radhë gjithandej nëpër Kosovë.

Kocianqiq duhet ta dijë njëher e mirë se lufta Kosovë-Serbi ka filluar dhe është përmbyllur më shumë se për çdo gje tjetër për gjigantin Trepça. Në qoftë se shqipëtarët do të ishin të një mendje që Trepçën t’ia falnin Serbisë, atëher nuk do të kishte pasaur nevoj as për protesta as për demostrata as për luftë dhe as për ndërhyrje ndërkombëtare në Kosovë. Sot rreth 200.000 shqipëtarë jetojnë në Beograd por ata si nget njeri sepse u bejnë shërbime skllavrore serbëve dhe refuzojnë çdo të drejtë nacionale. Duhet ta dijë zonja e panderuar se gjuha nuk është kockë, por kocka then. Juve s’ju ndalë njeri që të mendoni se Trepça do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë por kjo mund të jetë aq e vërtet sa të ëndërrosh sot që Gjermania do të pranoj dialog me Rusinë për ish republikën demokratiuve gjermane. Do të shpresonim që presidenti parlamenti dhe qeveria e Kosovës ta shpallnin person nongrata Maja Kocianqiq sepse edhe ashtu ajo vetëm mund ti rrisë plagët në ballkan. Me respektë LPSH-KVE Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img