Leter e hapur per 5 deputetet e zgjedhur te VV ne Ferizaj:
Mbi 17.000 votues te VV ne Ferizaj, kishin nje entuziazem te papare me 6 tetor 2019, te cilet krenoheshin qe kishte fituar partia mbi kauzen qe do te bente çkapjen e shtetit dhe do ta bente ndryshimin.
E verteta eshte se me 50 diteshin e qeverisjes se tyre i mjaftuan ta tregojne fytyren e vertete.
•Sprova e pare e ketyre deputeteve ishte, kur as edhe nje ze nuk e bene kur Ferizajt ju nderprene projektet qe veç se ishin zotuar dhe ishin ndare mjetet!
• Sprova e dyte, u krenuan se po shkarkoheshin bordet e meparshme dhe po depolitizoheshin ndermarrjet publike, jo qe su depolitizuan por edhe ne ato emerime partiake qe i bene, nuk pat vend asnje Ferizajas, edhe pse dihet se ne Ferizaj ka potencial human, dhe tek e fundit kur jemi te zotet ti mbushim arkat e shtetit si komuna e dyte ne Kosove pas Prishtines, jemi edhe te zotet ti udheheqim ndermarrjet publike me mire se cila do komune tjeter!
•Sprova e trete, Ferizaj eshte me shume se nje rryme politike, me shume se nje ideal politik, eshte shtepia jone eshte vendlindja jone, ta mbrojme, ta duam, te ecim perpara!