28,08,2025

Katër laboratore private të licencuara për testet për COVID-19 në Ferizaj

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Lexonin të plotë njoftimin:

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera (me bold në tabelën 1) do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2.

Gjithashtu, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img