26,12,2024

Lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës zyrtari i ATK-së i akuzuar për korrupsion

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj inspektorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ibrahim Mustafa, i akuzuar për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “konflikti i interesit”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, me asnjë provë nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohej nga prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me shpenzimet e procedurës, gjykatësi Tahiri ka thënë se të njëjtat bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit prill të vitit 2016, në Kaçanik, si person zyrtar – Inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës – rajoni Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për tjetrin – vajzën e tij Jehona Mustafa, në atë mënyrë që si inspektor tatimor me rastin e vizitës inspektuese të ndërmarrjes tregtare “Bardhi B” me pronar Bardhyl Topojani, ka ndikuar te pronari që kontabilitetin e ndërmarrjes të ia mbajë vajza e tij Jehona Mustafa, të cilin shërbim deri në atë kohë e kryente kontabilisti, Mensur Tusha nga muaji gusht 2014 deri më 30 prill 2016, kurse nga muaji maj kontabilitetin e kësaj ndërmarrje ka filluar ta mbajë Jehona Mustafa.

Me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nën par.2.1 të KPRK-së.

Gjatë muajit qershor të vitit 2018 në Ferizaj, si person zyrtar – Inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës – rajoni Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për tjetrin, vajzën e tij Jehona Mustafa, në atë mënyrë që si inspektor tatimorë ka kërkuar nga Mehmet Deliu – kryefamiljar i pronarëve të ndërmarrjeve “Obria” SH.P.K.,”OBRIA Vom” dhe “Fationi BI” me seli në Ferizaj që t‘ia marrë librat e kontabilitetit, kontabilistit Fehmi Ademi dhe të njëjtat t‘ia dorëzojë atij, me qëllim që kontabilitetin e firmës ta udhëheq vajza e tij, mirëpo pas lajmërimit të rastit në ATK dhe në Policinë e Kosovës nga kontabilisti Fehmi Ademi, librat e kontabilitetit përsëri pas dy muajve Fehmi Ademit. Me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nën par.2.1 të KPRK-së.

Sipas pikës së tretë të aktakuzës, më 11 maj 2016 Kaçanik, si person zyrtar – Inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës – rajoni Ferizaj, ka marrë pjesë në çështjen zyrtare – inspektim të ndërmarrjes tregtare “Bardhi – B” me seli në Kaçanik, në të cilën ka pasur interes financiar anëtari i familjes së tij, në atë mënyrë që ka ushtruar vizitë inspektuese në ndërmarrjen e përmendur së bashku me kolegun e tij Mejdi Sejdiun në të cilën ndërmarrje ka qenë e punësuar si kontabiliste vajza e tij Jehona Mustafa.

Me këtë ka kryer veprën penale konflikt i interesit nga neni 424 par.1 të KPRK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img