25,11,2024

Limaj: Si mund të akuzohem që s’parandalova vrasjen, pa e ditur se mund të ndodhë?

Must Read
Fatmir Limaj

Limaj thekson se as vet prokuroria nuk e di kush janë vrasësit e atyre civilëve, duke e bërë atë përgjegjës pse nuk e ka parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët siç shkruan ai. as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve.

Madje shtron pyetjen se si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk ka parandaluar diçka për të cilën vlerëson se  nuk ka qenë në dijeni se mund të ndodhë./Lajmi.net

Shkrimi i plotë i Limajt:

Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria.

Të vetmin arsyetim në të cilin prokuroria e mbështet aktakuzën është se vrasjet kanë ndodhur në territorin për të cilin prokuroria pretendon se në atë kohë ka qenë territor i brigadës 121 të UÇK-së.

Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve.

Shtrohet pyetja, si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk kam parandaluar diçka për të cilën fare nuk kam qenë në dijeni se mund të ndodhë.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se nuk është bërë asgjë për t’u hetuar rasti.

Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Nga kjo që thash më lartë del qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më përpjeke për të ndriçuar rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Këtu është duke u keqpërdorur ky rast në mënyrë që të vazhdojë përndjekja kundër meje.

Kjo besoj tanimë për të gjithë është e qartë.

Familjarët e viktimave me të drejtë presin ndriçimin e rastit dhe zbulimin e fajtorëve dhe jo tragjedia e tyre familjare të shfrytëzohet për qëllime tjera.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img