20,11,2025

Limaj në Ferizaj: Mbrojtja e vlerave kombëtare është obligimi dhe angazhimi ynë

Must Read

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se mbrojtja e vlerae kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.Limaj në një takim me bashkëluftëtar dhe struktura të Nismës në Komogllavë ka thënë se Nisma është në rrugën që i duhet Kosovës.“Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sakrifica për atdheun eshtë amanet i të parëve tanë, mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.Komogllava, miqtë tanë bashkëluftëtarë dhe gjenerata e re në Ferizaj, tashmë e kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar krah nesh dhe vizionit tonë, sepse ne jemi në rrugën që i duhet Kosovës.Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img