27,11,2024

Lehtësohen procedurat për bashkim familjar në shtetet e BE-së

Must Read

Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.

Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE.

Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj emigranteve në Gjermani, të cilët duan t’i frenojnë bashkimet familjare, përcjell televizioni publik.

Kjo është përmbajtja e vendimit:

– Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.

– Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.

– Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si “të mitur” edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.

– Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t’u ribashkuar me familjet e tyre nuk “kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare”.

Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit.

GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar “parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img