Limonët e ngrirë përmirësojnë shëndetin tuaj dhe mund të trajtojnë edhe sëmundje të rënda, siç janë diabeti ose obeziteti.
Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se përqendrimi më i lartë i lëndëve ushqyese është brenda lëvozhgës së limonëve, transmeton lajmi.net.
Limonët janë të pasur me një shumëllojshmëri ushqyesish si vitamina A, B6, C dhe E, si dhe hekuri, zinku, kaliumi, fibra dhe proteina.
Përveç këtyre ushqyesve, ato gjithashtu përmbajnë flavonoide dhe limonoide të cilat mund të forcojnë qelizat tuaja të luftojnë radikalët e lirë në trup dhe të parandalojnë sëmundje të caktuara.
Sipas studimeve, mineralet ushqyese në fruta tropikale mund të luftojnë tumoret e ndryshme, të parandalojnë zhvillimin e diabetit, të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut dhe madje të promovojnë humbjen e peshës.
Acidi citrik në limon mund të luftojë mikrobet të ndryshme, ndërsa shumë njerëz përdorin limon për të zbardhur lëkurën e tyre.
Për t’i arritur këto beneficione, juve iu duhet të merrni disa limonë dhe t’i lani mirë, më pas t’i thani krejtësisht, përpara se t’i futni në friz.
Sapo të jenë ngrirë dhe jenë bërë të fortë, ju duhet t’i ndani ato në copa e më pas t’i konsumoni.