17,11,2024

Kuvendi i Komunës, miraton propozim-vendimin për rishikimin e buxhetit 2020

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka ftuar mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme të  Kuvendit të Komunës, për të diskutuar propozim-vendimin për rishikimi të buxhetit për vitin 2020, propozim ky i Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Propozimin e kësaj pike e bëri drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila ka thënë se rishikimi i buxhetit ofron mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe programeve buxhetore.

“Me instruksione për rishikim të buxhetit të vitit 2020, organizatave buxhetore do t’ju lejohet të bëjnë rregullimet e brendshme që janë të arsyeshme për të bërë ekzekutimin efikas të buxhetit për periudhën e mbetur të vitit buxhetor”, ka thënë drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku.

Drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se u lejohet që bëjnë rregullime e brendshme të të gjitha kategorive përjashtuar kategoritë e pagave.

“Në nënkategori duke e ruajtur kufirin e aprovuar të kategorisë ekonomike dhe duke u bazuar në nevojat e mbulimit të shpenzimeve të kategorisë jemi të obliguar që nga kategoria e investimeve kapitale të bëjmë transfere të mjeteve nënkategoritë e po të njëjtës kategori pra të investimeve kapitale, duke transferuar kështu projektet të cilat për shkak të situatës së krijuar të COVID -19 nuk do të mund të realizohen në periudhën e mbetur të këtij viti në projektet e filluara më parë. Këto transfere  do të bëhen nga fondi burimor i grantit qeveritar dhe i të hyrave vetanake, shpenzimet kapitale-procesi i rishikimit të buxhetit në gjashtëmujor ofron mundësinë që të shikohet gjendja reale e projekteve kapitale dhe të përgatitë plani për periudhën e mbetur të vitit”, ka thënë Ajeti-Sadiku.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se e përkrah këtë rishikim të buxhetit duke pasur parasysh se po bëhet fjalë për një shumë të vogël që është ndryshuar.

Ndërsa Shkelzen Selmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur se ky rishikim i buxhetit është i panevojshëm dhe shumë i pa arsyeshme, përderisa ka përmendur edhe disa nga projektet që sipas tij nuk është dashur të hiqen nga ky rishikim i buxhetit.

Ndërkaq Xhavit Zariqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka potencuar se pajtohet me rishikimin e buxhetit dhe  ka thënë se ky rishikim i buxhetit ka qenë i domosdoshëm që të bëhet, ndërsa si vërejtje ka pasur mos ndërtimin e ambulancës në fshatin Softaj.

E nga ana tjetër Dritëro Hyseni nga Vetëvendosja, ka pasur disa vërejtje sa i përket rishikimit të buxhetit për vitit 2020, këtu ka cekur ndërtimin e shtëpive për skamnorët.

Të gjitha pyetjeve të asamblistëve të Kuvendit të Komunës, sa i përket rishikimit të buxhetit i është përgjigjur drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu.

Pas shumë diskutimeve ky rishikim i buxhetit u votua me 16 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img