28,11,2025

Kryetari Aliu ngushëllon Familjen Beqiri

Must Read

Ndarja nga jeta e mjekut të luftës, profesorit të jashtëzakonshëm të kirurgjisë torakale, kirurgut elitar botëror, Prof.Dr. Safet Beqiri, ka pikëlluar të gjithë ferizajasit, kolegët e profesionit dhe gjithë të njohurit e të ndjerit.

I pikëlluar për humbjen e bashkëqytetarit, mikut të tij e mjekut të papërsëritshëm, Prof. Dr. Safet Beqiri, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i adresoi një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

“Familje Beqiri, mjekë e të njohur të Dr.Safetit! Mbahuni të fortë! Pikëllimi ka pllakosur pothuajse çdo ferizajas e të njohur të Dr.Safetit! Ai mbylli sytë përgjithmonë për të na lënë trashëgim, shembëlltyrën e mjekut të përkushtuar për pacientët anembanë kontinenteve, familjarit të dashur e të përkushtuar, guximtarit që shëroi plagët e luftës e nderit të mjekësisë botërore. Pushoftë në paqen e pafundme, shpirti i tij fisnik! Ngushëllime familjes, miqve të profesionit e të gjithë të njohurve të të ndjerit” mbyll telegramin e ngushëllimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img