Orari i ndalimit të Qarkullimit nga Qeveria e Kosovës në masë të madhe ka filluar të zbatohet edhe në Ferizaj. Por pas orës 16:00 deri ora 20:00 qyteti po përballet me një ngarkesë të madhe të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve.
Për këtë edhe kryetari i Ferizajt ka bërë apel te qytetarët që të reduktojnë daljet e panevojshme, përveç furnizimeve të domosdoshme.
Ky është apeli i plotë i kryetarit të Ferizajt Agim Aliu.
Bashkëqytetarë!
Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!
Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!
Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!
Ju ditët gjithëherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!
Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!