28,11,2024

Koronavirusi, zv/Kryeministri Abazi: Marketet do të furnizohen vazhdimisht

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, nëpërmjet një statusi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se furnizimi në markete do jetë e vazhdueshme.

Abazi, tutje ka bërë të ditur se nuk do ketë kufizime të tregtisë, qoftë nga jashtë apo nga brenda, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, zv/Kryeministri Abazi iu ka bërë thirrje tregtarëve që të mos shtrenjtojnë produktet në bizneset e tyre, në kohën kur koronavirusi ka prekur pothuajse të gjitha vendet e rajonit.

Postimi i plotë i tij:

“Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim në tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht.

Po ashtu, i bëjmë thirrje tregtarëve të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht. Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa.

E përsëris, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme. Kështu ndodh dhe në të gjitha vendet e botës, kështu ndodh dhe te ne. Marketet do të kenë vazhdimisht mallra, njësoj si më përpara.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img