07,12,2025

Konfirmohet rasti i parë pozitiv me Covid-19 në KFOR

Must Read

Sot është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

Në njoftimin për media, thuhet se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U zhvillua turneu memorial “Hysen Vrella” në Ferizaj

Sot është mbajtur turneu memorial “Hysen Vrella”, i organizuar nga Klubi i Shahut “Ferizaj”. Në këtë turne mori pjesë drejtori...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img