27,12,2024

Komuna planifikon të ndaj 200 mijë euro për Covid-19

Must Read

200 mijë euro është shuma që ka paraparë komuna e Ferizajt të ndaj për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, tha se në mbledhjen që kanë mbajtur sot me ekzekutivin kanë vendosur që seanca e jashtëzakonshmevku do të ndahet shuma prej 200 mijë eurove për menaxhimin e pandemisë Covid-19, të mbahet të enjten në sallën e teatrit “Adriana”.

Ajo tha se kanë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse që janë të parapara për t’u mbajtur kjo seancë që ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“I kemi masat që janë sugjeruar dhe janë rekomanduar që t’iu përmbahemi, ne jemi konsultuar edhe me inspektoratin që ta dezinfektoj sallën, i kam ftu edhe anëtarët e kuvendit që t’i kenë maskat, dorëzat dhe t’i qëndrojnë larg njëri tjetrit, dhe pasi ka ulëse të mjaftueshme në teatër mund të ruhet distanca”, tha Gashi-Bytyqi, transmeton Televizioni Tema.

Gashi tha se do të shikojnë mundësinë që kur të mbahet seanca në sallë të jetë i pranishëm edhe një ekip mjekësor që t’i kontrolloj asamblistët.

“Do të shohim nëse do të ketë edhe ndonjë ekip mjekësor aty, këtë çështje ende nuk e kemi diskutuar, por do të shohim sipas nevojës, po ashtu do të bëjmë edhe sipas rekomandimit të institutit, por deri të enjten kemi ende kohë për të diskutuar”,tha Gashi-Bytyqi.

Një ditë para mbajtjes së seancës do të mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa për t’ia proceduar Kuvendit pikën për ndarjen e mjeteve financiare për mbrojtje nga koronavirusi.

Shumën prej 200 mijë euro për menaxhimin e pandemisë, ekzekutivi ka vendosur që ta marrë nga kategoria mallra dhe shërbime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img