26,01,2025

Komuna ndanë subvencione për shumë degë të bujqësisë

Must Read

Janë 300 mijë euro mjete që komuna e Ferizajt i ka ndarë gjatë këtij viti për subvencionimin e shumë veprimtarive në fushën e bujqësisë.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, gjatë një bisede ka bërë të ditur se projekti i parë tashmë ka nisur me shpalljen e thirrjes për fermerët që kultivojnë në serra.

Gjithashtu ka vë në dukje se gjatë muajve në vijim të bëjnë furnizimin e fermerëve me serra, me fidanë, përkrahje në mbarsim artificial dhe furnizim me plehra azotik etj. 
Tutje drejtori Bajrami, ka spikatur faktin se gjatë këtij viti pritet bashkëpunimi edhe me organizatat tjera me qëllim që mbështetja për këtë sektor të rritet. Ka veçuar mbjelljet që do të realizohen në komunën e Ferizajt me kulturën e arrës dhe qershisë. 


Marrë në përgjithësi, mësohet se interesimi i fermerëve është i lartë. Drejtori thotë se investimet nuk do të ndalen edhe për disa projekte tjera mbështetëse.

Situata e fundit me taksën e ka shtuar nevojën që të rriten sipërfaqet me kultura bujqësore. 
Komuna e Ferizajt çdo vit i përkrah fermerët me subvencione në shumë fusha të bujqësisë. Kjo në funksion të rritjes së mundësisë së vetëpunësimit dhe krijimit të ekonomive familjare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img