17,06,2025

Komuna e Ferizajt vazhdon të ofrojë shërbime komunale, bëjnë apel që të lajmërohen vetëm rastet e domosdoshme

Must Read

Si edhe jeni informuar edhe më parë, për shkak të pandemisë globale të virusit Covid 19, kryetari i komunës së Ferizajt z.Aliu ndër vendimet e para të tij, pati marr vendim për reduktimin e stafit të administratës komunale.

​“Më lejoni që t’i njoftoj të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt, se komuna e Ferizajt edhe në këtë kohë të pandemisë, po i ofron të gjitha llojet e shërbimeve komunale në mënyrë të pandërprerë, ku të gjithë qytetarët po i marrin shërbimet e nevojshme” ka thënë Arton Gavazi, Ushtrues detyre i Drejtorit  të administratës së Përgjithshme

​Për periudhën kohore nga data 13.03.2020 deri më sot qytetarët kanë kërkuar dhe marr 207 Shërbime komunale.

​“Mirëpo duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendemi, ne ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve pa dallime, që komunën e Ferizajt ta frekuentojnë vetëm ata qytetarë që marrjen e shërbimeve i kanë të domosdoshme, duke qenë kështu ne i zbatojmë rekomandimet dhe udhëzimet e dhëna nga niveli lokal dhe ai qendror për respektimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse ndaj Koronavirusit” ka thënë Gavazi     

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img