18,11,2024

Komuna e Ferizajt me plan për rregullimin e tregut të kafshëve dhe kujdes të shtuar për trajtim të qenve endacak

Must Read

 Hapësirat e tregut të kafshëve në fshatin Muhoc ka kohë që nuk kanë gëzuar ndonjë kujdes institucional dhe si pas ojë e kësaj tregtarët  shpesh kanë problem të shtunave, kur bëhet shitblerja e bagëtive.

Por me buxhetin komunal të vitit 2020 tashmë është planifikuar një projekt i cili parasheh rregullimin e këtyre hapësirave  si dhe të një këndi ku do të trajtohen qentë endacak për tu evituar rrezikshmëria  nga shtimi  i tyre.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Qeverinë Komunale të Ferizajt, Burim Bajrami,  tregon detaje për projektin në fjalë, ku një rëndësi e veçantë  trajtimit të qenve endacak.

“Këtë vit kemi planifikuar që të investojmë përmes investimeve tona kapitale rreth 70 mijë euro  në rregullimin e rrethojës së tregut, rregullimin e shtresës së ecjes  dhe vendqëndrimeve të kafshëve  dhe ushqimit të kafshëve. Natyrisht që do të bëjmë edhe një vendqëndrim të përkohshëm të qenve endacak, Është Qendër rehabilituese, ku do të qëndrojnë qentë endacak  tri deri në pesë ditë  dhe pastaj do të lihen të lirë.  Ambienti këtu për tu bërë tregtia me kafshë  nuk është i përshtatshëm. Nuk është investuar shumë në këtë drejtim. Ne si Drejtori e Bujqësisë kemi parë të arsyeshme që Brenda buxhetit të caktuar për këtë vit të investojmë  dhe tu krijojmë kushte sa më të mira  që gjithë fermerët e komunës sonë por edhe fermerët e Republikës së Kosovës të kenë një ambient të përshtatshëm për shitjen e kafshëve  të tyre por edhe të ushqimit për kafshë.” Ka thënë Bajrami

“Edhe pjesa e strehimores së qenve endacak  ka kaluar te Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit. Ata kanë një operatorë privat që ka një strehimore private por ne do ta funksionalizojmë këtë strehimore edhe si premtim elektoral por ne si Drejtori e Bujqësisë  kemi synim që  të funksionalizojmë Ambulancën e Veterinës Brenda shkollës së Bujqësisë, dhe aty nxënësit e profilit të veterinës ta bëjnë praktikën  dhe ne tu mundësojmë që rehabilitimin e  atyre qenve dhe kafshëve endacake që gjenden në terrene të Ferizajt që vinë të rehabilitohen këtu dhe pastaj lihen të lira” tha Burim Bajrami.

Sektori i Blegtorisë në përgjithësi në territorin e Komunës së Ferizajt konsiderohet sektor me shumë sfida por projekte të vazhdueshme të komunës së Ferizajt po ndihmojnë në fuqizimin e fermerëve për ta mbajtur të gjallë këtë sektor.     

“ Kam thënë edhe më parë se nuk është sektor për lakmi, pra është sektor në krizë për shkak të vështirësive  të plasimit të    produkteve në treg dhe çmimit të lirë. Ne kemi investuar vazhdimisht Brenda këtyre dy viteve por do të vazhdojmë edhe këtë vit që fermerët që janë komercial dhe gjysmë komercial  tu sigurojmë vaksinimet, tu sigurojmë korrigjimet e thundrave , sëmundjeve tjera deri të mbarësimi artificial  që sadopak tu lehtësojmë punën e fermerëve të komunës sonë dhe fitimet e vogla deri më tani të kenë mundësi të rriten.  Kemi një mirëkuptim të mirë me fermerët për projektet e dy viteve të fundit por besoj që do të jetë mirë edhe gjatë këtij viti e sidomos pas investimeve këtu në tregun e kafshëve” ka thënë drejtori Bajrami.  

Një projekt i kësaj po mendohet të nisë së shpejti të funksionalizohet edhe në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”  ku do të hapet një ordinancë veterine, e para e këtij lloji në Kosovë, e cila do të jetë në shërbim të nxënësve  për punë praktike  por edhe të fermerëve për nevoja të ndryshme të cilët do të marrin shërbime  falas në këtë ordinancë, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img