20,12,2024

Kompania MadeKos dhuron materiale mbrojtëse e higjienike për QKMF-n e Ferizajt

Must Read

Duke parë angazhimin e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me shtabin emergjent për përballimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Ferizaj, kompania MadeKos me pronar Drilon Buzukun dhe studenti i mjekësisë, Gentian Mehmeti, kishin vendosur sot të dhuronin një kontigjent pajisjesh e materialesh mjekësore, higjienike e mbrojtëse për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj në tejkalimin e kësaj situate. Ata, pas kontaktit që patën me kryetarin Aliu erdhën sot në ambientet e QKMF-s për ta dorëzuar donacionin.

Gentian Mehmeti, përfaqësues i donatorit tha se kjo ndihmë është modeste porse vullnetmirë, që mjekëve e infermierëve t’i sigurohet mbrojtja e nevojshme në punën e tyre të përditshme në trajtimin e pacientëve e aq më tepër tani në kushtet e pandemisë së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Falënderues në emër të Komunës së Ferizajt e Kryetarit Aliu për këtë donacion u shpreh drejtori i DShMS-së, Bekim Ademi. Kurse drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri e cila pranoi këtë donacion tha se iniciativa të tilla janë të mirëpritura dhe se stafi shëndetësor i janë falënderues gjithësecilit që në këto ditë të vështira të krizës shëndetësore po i gjenden pranë punonjësve shëndetësor me pajisje e materiale të ndryshme mbrojtëse.

Doreza, syze mbrojtëse, mantele mbrojtëse, dezinfektues e shiringa ishte donacioni që u pranua sot nga QKMF që kap vlerën e afro katër mijë eurove.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img