18,06,2025

Komiteti për Politikë e Financa jep dritën jeshile për diskutim të shumë pikave të rendit të ditës

Must Read

Këtë të martë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar për propozim vendimin për aprovim të Statutit të Muzeut të Kujtesës, ku këtë pikë të rendit të ditës e ka prezantuar drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës pati diskutime nga të gjithë anëtaret e KPF-së të përfaqësuar nga të gjitha partitë politike.

Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka propozuar 4 pika të rendit të ditës për shpallje të interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale si në fshatin Mirosalë, Babush i Serbëve, Papaz si dhe Pleshinë.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për hedhjen në diskutim publik të Draft Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.

Ndërsa drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka prezantuar shkurtimisht edhe raportin financiar për periudhën janar-shtator të vitit 2019, si dhe ka bërë edhe propozim-vendimin për ridestinimin e mjeteve për vitin fiskal 2019.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 tetor duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img