11,09,2025

Komiteti për Politikë dhe Financa, miraton propozimin-vendimin për ndarjen e rezerva buxhetore të komunës për vitin 2020

Must Read

Gjatë ditës së sotme Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina-Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyçi, para anëtareve të KPF-së ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës të cilat ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje drejtorja e financave, Sebahati Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e rezervave buxhetore për vitin 2020. Sipas saj ky propozim ka ardhur bazuar në shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e rezervave buxhetore të komunave, këto mjete do të ndahen në kuadër të kategorisë së shpenzimeve të rezervave që kanë qenë të parapara për mbulimin e obligimeve eventuale nga Ligji i Pagave në Sektorin publik.

“Meqë ky ligj nuk ka hyrë në fuqi, shfrytëzimi i këtyre mjeteve është rregulluar me nenin 5 të Ligjit për rishikim ku thuhet se rezervat ne buxhetet komunale, me vendim të Ministrit mund të bartën ne kategorinë e pagave dhe shtesave, në varësi nga hyrja ne fuqi e Ligjit Nr.06/L-111 për Pagat në sektorin Publike”, është shprehur  drejtorja Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë të ditur edhe bartjen e këtyre rezervave se ku do të bëhen.

Pro këtij propozim-vendimi ishin përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyçi, para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, ka bërë propozim-vendimin për daljen ne diskutim publik të Draft Rregullores për Përkujdesjen e fëmijëve, ku edhe ky propozim morri dritën jeshile nga anëtarët  e KPF-së.

Poashtu në këtë mbledhje janë diskutuar edhe raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2020 si dhe raporti i Auditimit të Komunës së Ferizajt për vitin 2019.

Këto propozim-vendime pritet të diskutohen ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datën 31 gusht duke filluar nga ora 10:00 në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img