19,12,2024

Klubi i Notit “Kastrioti” nga Ferizaj po I rreshton rezultatet

Must Read

Klubi i Notit “Kastrioti” nga Ferizaj po I rreshton rezultatet e lakmueshme në sportin e notit, sport I cili në historinë e komunes së Ferizajt nuk ka egzistuar deri më tani.
Atdhe Haxhimusa I cili pasi në kampionatin e kosovës që u mbajtë në gushtë të vitit 2017 u bë kampion në diciplinën 100 m dhe 200 m krol , dhe fitues I shumë medaleve në turrnet e Kosovës dhe të Shqipëris, tani është edhe anëtar I reprezentacionit të Kosovës I cili sotë u kthye nga pregaditjet e reprezentacionit të cilat u mbajtën në Durrës. Tani edhe KN “Kastrioti” ka një garues I cili I është anëtarë në reprezentacionin e Kosovës në Not për grupmoshën e juniorve, sport I cili vlerësohet si sporti më I mundimshëm dhe më specific.
KN “Kastrioti” edhe pse është klubi më I ri në Kosovë, është fitues I disa titujve të Kampionit dhe shumë medaleve të turrneve të mbajtur sin ë Kosovë ashtu edhe në shqipëri. Ne si klub po ndihemi krenarë sepse me këtë ekip po I mbulojmë me shumë sukses të gjitha diciplinat e notit duke filluar nga Kroli, Bretkoca, kroli në shpinë, Delfinin si dhe stilin e përzier dhe besojmë se viti 2018 do ta gjejë KN Kastriotin në garat ekipore I cili ka edhe pretendimin për marrjen e ndonji prej medaleve apo trofeve
Në radhet e klubit të Notit ka edhe garues të tjerë të ekipit të parë të cilët në vitin 2017 kanë sjellë medale të shumta Komunes së Ferizajt si: Adea Alidema, Dardan Vishi, Yll Halili, Dea Misini, Gentian Mehmeti, Jona Hamdiu, Eni Mehmeti e shumë të tjerë, porë nëse do të na përmirsohen kushtet financiare dhe infrastrukturore, KN Kastrioti do të jetë një ndër klubet më të fuqishëm në Kosovë I cili përpos titujve do të ndrrojë edhe përbërjen e reprezentacionit të Kosovës dhe do të sjellë edhe medale Nderkombëtare komunes së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img