16,01,2025

Këshilli i pajtimit të gjaqeve shënon 30 vjetorin e themelimit

Must Read

Këshilli i pajtimit të gjaqeve ka shënuar sot 30 vjetorin e themelimit të tij. Në një ceremoni që u organizua në hapësirat e Universitetit të Ferizajt u kujtua nisma e Anton Çetës  dhe e veprimtarëve të tjerë që nisën aksionin atdhetar e humanitar të faljes së gjaqeve, që asokohe si dukuri kishte shtrirë rrënjë shumë thellë anembanë vendit.

Veprimtarë e anëtarë të këshillit të dikurshëm lokal të pajtimit, thanë se aksioni i këshillit të gjaqeve ishte organizimi më frytdhënës i kombit shqiptar, duke e quajtur akt etnokulturor.

“Normalisht fillimet ishin tubimi i djemve dhe vajzave të cilët ndjenin nevojën që të bënin diçka dhe ajo diçka ishte momenti i frymëzimit i ngacmimit të ndjenjave patriotike të njerëzve për t’iu bashkëngjitur këtij aksioni. Ne kemi qenë koshient që do të arrihet ajo që në fund u arrit që në tërë Kosovën dhe trojet shqiptare përfundoi vëlla vrasja dhe gjakmarrja tek shqiptarët të shkoj në kujtesën e keqe historike”, tha Ismail Hasani, veprimtar.

“Fillimi i pajtimit të gjaqeve kishte qëllimin e nisjes së bashkimit të shqiptarëve të pajtohemi mes vete se kishim me kënd të luftojmë, me armikun shekullor dhe filluam me pajtimin e gjaqeve mes popullit dhe ku më pas vie edhe organizimi ushtarak deri tek lufta çlirimtare. Veprimtaria e rinisë së Ferizajt nga 18 marsi deri më 7 maj pajtoi 39 gjaqe në komunën e Ferizajt, 18 plagë dhe 18 ngatërresa”, tha Liman Rushiti, veprimtar.

“Grupi për pajtimin e gjaqeve në ato rrethana të veprimit ishte shndërruar në një institucion shpresëdhënës për popullin shqiptarë. Falja e gjaqeve do të kryhej për hirë të unitetit kombëtar e për hirë të politikës ku kjo lëvizje habiti botën e qytetëruar”, tha Xhevat Kryeziu, veprimtar.

Edhe nikoqiri i kësaj ceremonie, rektori i universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se këshilli i pajtimit të gjaqeve ishte kthesa më e rëndësishme historike që pati populli  shqiptarë.

“Nga aspekti historik i ngritjes së vetëdijes së organizimit fillimisht paqësor pastaj ushtarak të vendit tonë do të jetë një nga hapat më të mëdhenjë që i ka ndodhur popullit tonë ndër shekuj” ,tha Bajraktari.

Në përvjetorin e 30 të këshillit të pajtimit të gjaqeve u promovua edhe një libër i titulluar “Kronikë pajtimesh”, të autorëve Raif Musa dhe Valdete Bajrami- Musa, të cilët ishin edhe anëtarë të këtij këshilli, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img