19,11,2024

Katër punëtorët e lënduar gjatë punës në ndërtimtari, PSD kërkon zbatimin e ligjit mbi punën

Must Read

Pas rastit në Ferizaj ku katër punëtorë ndërtimtarie ranë nga lartësia në objektin në të cilin punonin, Partia Socialdemokrate fton Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës të sigurojnë urgjentisht zbatimin dhe monitorimin në përpikëri të Ligjit të Punës dhe atij për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në reagimin e saj, kjo parti kërkon që Inspektorati i Punës të inspektohet lidhur me punën e tij edhe kundrejt punëdhënësve të cilët nuk po i zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi për t’i siguruar punëtorët në vendin e tyre të punës.

“Mos sigurimi i kushteve bazike të sigurisë në punë flet zëshëm për trajtimin e punëtorëve në Kosovë. Punëtorët, veçanërisht ata në sektorin privat, punojnë në kushte shumë të vështira, për një pagë minimale, me orar të tejzgjatur, pa pushim të merituar dhe pa kurrfarë sigurie”, thuhet në deklaratë.

PSD kërkon po ashtu që Inspektorati i Punës ta ketë numrin e nevojshëm të inspektorëve dhe ta ketë vendosmërinë për të siguruar zbatimin e ligjit, ndërkohë që institucionet publike duhet t’u dalin në krahë punëtorëve dhe të drejtave të tyre.Ndryshe, në Kosovë vetëm në 6 vitet e fundit, 61 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img