14,01,2026

Kapen 83 emigrantë ilegalë në një kamion në jug të Maqedonisë

Must Read

Policia e Maqedonisë sot tek fshati Smokvicë, ka gjetur 83 emigrantë të paligjshëm, nga të cilët 11 persona minoren, në një automjet me rimorkio, pronësi e një ndërmarrjeje dhe të drejtuar nga një qytetar i Gjevgjelisë.
MPB-ja kumtoi se sot në mëngjes në orën 8:10 minuta në afërsi të fshatit Smokvicë, policë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontroll kufitar “Bogorodica” në kufi me Greqinë kanë penguar kontrabandimin e emigrantëve nga një automjet transportues me rimorkio me targa të Gjevgjelisë pronësi e një ndërmarrje, ndërsa të drejtuar nga shoferi R.R. nga Gjevgjelia.

Në hapësirën transportuese të automjetit, janë gjetur 83 emigrantë të paligjshëm nga të cilët 11 ishin minorenë. Dhjetë nga personat minorenë ishin nga Pakistani dhe një nga Afganistani, ndërsa ndër 72 emigrantët e rritur, katër ishin nga Iraku, një nga India, një nga Afganistani dhe 66 nga Pakistani.

Shoferi është marrë për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa personat për momentin gjenden në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kumtoi MPB-ja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img